Argjentinasi ka pësuar një dëmtim në thembër, në barazimin 1-1 në Champions League, kundër Manchester Cityt, të mërkurën, dhe u detyrua ta braktisë fushën pas 57 minutash lojë për shkak të dhimbjes.
Ende nuk është bërë e ditur saktësisht se sa kohë 26-vjeçari do të jetë jashtë veprimit, por Lavezzi nuk ishte në gjendje për të marrë pjesë në seancën e rregullt të trajnimit, dhe Napoli ka konfirmuar në faqen zyrtare se ai është i dyshimtë për përplasjen e së dielës.
Napoli e ka filluar sezonin 2011-12 Serie A me një fitore 3-1 kundër Cesenas, dhe ata do të jenë të prirur për të vazhduar formën e tyre të mirë edhe kundër Milanos. (LajmeShqip.com)
Friday, 16 September 2011 15:25