Pepe dhe Sergio Ramos kanë dalë në mbrojtje të bashkë-lojtarit të tyre Cristiano Ronaldo, pasi që mendojnë se ai u trajtua keq nga tifozët dhe gjyqtarët në Kroaci.
Ronaldo gjatë gjithë ndeshjes që e zhvilloi kundër Dinamos së Zagrebit u vërshëllye nga tifozët vendas dhe nuk arriti të bënte asgjë në këtë sfidë, derisa Di Maria theu grevën e Realit për të shënuar një gol në minutën e 53’.
Pepe, tha: “Është shumë e rëndësishme për të marrë tri pikë, Cristiano nuk u trajtua mirë në këtë sfidë ,është gjithashtu e rëndësishme që ne të trajtojmë atë më mirë.”
Sergio Ramos, tha: “Vendimi i gjyqtarit dhe sfida për Cristianon ishte për të ardhur keq, por është gjithashtu e vërtetë se këto gjëra ndodhin në lojëra, fitorja ishte më rëndësi sonte, por ne duhet t’i mbajmë në mend këto gjëra e të mësojmë nga to.” (LajmeShqip.com)
Friday, 16 September 2011 13:46