Daniel Agger pranon se Liverpooli deri më tani ka qenë duke e rregulluar menaxhimin e klubit.
Qëkur Kenny Dalglish mori në menaxhim skuadrën vitin e kaluar, atmosfera brenda klubit është transformuar dhe investimet janë të konsiderueshme, si në lojtarë ashtu edhe ne staf.
“Unë mendoj se për pak kohë do të rregullohet çdo gjë, stafi po na ndihmon shumë në stërvitje,” tha Agger për liverpoolfc.tv.
“Nëse ju shikoni skuadrën tani, duket me të vërtetë e fortë me lojtarë shumë të mirë, kështu që unë mendoj se është mirë për ne që të kemi besim për të shkuar përpara dhe të fitojmë lojërat e mbetura.”
“Në qoftë se krahasojmë atë me sezonin e kaluar, unë mendoj se ne jemi kilometra larg.” (LajmeShqip.com)
Thursday, 15 September 2011 20:21