Gian Piero Gasperini tashmë është nën presion, pas disfatës së tyre në Sicili dhe në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
“Ne e dimë se ka kritika në futboll, sidomos për ne. Por, ne duhet të shikojmë përpara dhe të vazhdojmë në rrugën tonë,” ka thënë argjentinasi në faqen zyrtare të Interit.
“Ne kemi cilësi të madhe për të luajtur më mirë. Tani për tani rezultatet nuk janë ato që ne duam, por ne jemi në fillim dhe ende kemi çdo gjë në duart tona. Ne jemi të bindur se do të bëjmë gjëra të mëdha së bashku.”
Duke reflektuar në ecurinë e tyre në Giuseppe Meazza kundër Trabzonspor, 32-vjeçari ka thënë: “Kur ju bëni një gabim në këtë garë, ju paguani për të. Kjo ndodhi sot”.
“Ne kishim dhuruar pak dhe ata na shokuan, por për fat të keq kështu shkoi. Tani ne duhet të ecim përpara, të shtunën e kemi ndeshjen kundër Romës dhe të shohim se ç’do të ndodhë”, ka thënë Milito.
Ndeshja tjetër e këtij grupi ishte ajo në mes të Lille dhe CSKA Moskës, në Francë, e cila përfundoi me një barazim 2-2. (LajmeShqip.com)
Thursday, 15 September 2011 11:46