Mbajtësi i Ligës se Kampionëve, Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve, që u zhvillua të martën në mbrëmje.
Me të nisur takimi, në 23 sekondat e para ishte Alexandre Pato ai që i dënoi vendësit me një gol, dhe e kaloi në epërsi Milanin.
Pasi pranoi gol, Barcelona u këndell dhe filloi të zhvillojë lojën e saj.
Ne minutën e 36’, pas një depërtimi të Lionel Messit, i cili pasoi për Pedron, ky i fundit e shtyu topin në rrjetë për t’i barazuar shifrat në 1-1. Me ketë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Pesë minuta pas fillimit të pjesës se dytë u akordua gjuajtje e lirë në të mirë të Barcelonës dhe ishte David Villa ai që me një supergol e kaloi Barcelonën në epërsi, 2-1.
Kur të gjithë menduan se gjithçka përfundoi, ashtu nuk mendoj braziliani tjetër i Milanit, Thiago Silva, i cili pas një harkimi nga këndi nga Clarence Sedorff, u gjend më së miri në zonën e rreptësisë dhe barazoi shifrat në 1-1.
Alexandre Pato ka hyrë në histori të Ligës se Kampionëve, pasi është bërë lojtari i pestë i cili ka shënuar golin më të shpejtë në këtë garë.
Portali LajmeShqip.com ua sjellë emrat e 10 lojtarëve, të cilët kanë shënuar golat më të shpejtë në Ligën e Kampionëve, në sekondat e para.
1.Roy Makaay, Bayern Munich-Real Madridit, 07-03-07, 10.02
2.Gilberto Silva, Arsenal – PSV, 25-09-02, 20.07
3.Alessandro Del Piero, Juventus-Manchester United, 01-10-97, 20.12
4.Clarence Seedorf, Milan-Schalke, 29-09-05, 21.06
5.Alexandre Pato, Milan-Barcelona, 13-09-11, 23
6.Dejan Stankoviq, Inter-Schalke, 05-04-11, 25
7.Mariano Bombardo, Willem II-Sparta Prague, 20-10-99, 28.21
8.Alexandros Alexoudis, Panathinaikos-Aalborg, 22-11-95, 28.46
9.Deco, Porto-Molde, 26-10-99, 30.08
10.Andreas Moller, Borussia Dortmund-Juventus 13-09-95, 37.04. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 14 September 2011 09:12