Bosi i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i pakënaqur me krahasimet me Barcelonën.
Ai këmbëngulë që krahasimi me Barcelonën është shumë, shumë i shpejtë dhe i sjell skuadrës më shumë presion.
Mancini tha: “Unë e kuptoj pse njerëzit janë duke na ngacmuar, por është ende herët për ne.”
“Po, është objektivi ynë për t’u përmirësuar, për të fituar Premier League dhe Champions League, në të ardhmen.”
“Por, le të shohim se çfarë ndodhë në muajin maj. Ky grup i lojtarëve ka qenë së bashku vetëm për dy muaj dhe ne kemi nevojë për kohë”, ka thënë ai.
“Sigurisht, të luajmë në Ligën e Kampionëve ishte krejt pjesë e projektit.”
“Ne jemi më të vërtetë në konkurrencën më të shpejtë se sa kam menduar se do të jemi. Klubi ka blerë lojtarë të mirë dhe kemi punuar shumë”, ka përfunduar Mancini. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 13 September 2011 08:01