Shpenzuesit e mëdhenj të Premier Leagues, Manchester City, do të bëjnë një përpjekje shokuse në janar, ku do të mundohen të rrëmbejnë lojtarin e Barcelonës, Sergio Busquets.
Sipas TMW, Manchester City ka komplotuar një ofertë të bujshme prej 41 milionë eurosh për lojtarin e Barcelonës, Sergio Busquets.
Skuadra nga Premier League ka bashkëpunim të mirë me skuadrën katalunase, pasi që ka transferuar edhe Yaya Touren për 30 milionë funte.
Megjithatë, menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka zgjedhur Touren në një rol më të avancuar dhe besohet se italiani është i prirur në forcimin e mesfushës së tij, pavarësisht nga ardhja e fundit e Hargreaves si një transferim i lirë.
Një qasje për produktin e akademisë së Barcelonës pritet të behët në janar, edhe pse detajet ende janë të panjohura dhe mendohet se Busquets vështirë se do të joshet për ta lënë Barçën. (LajmeShqip.com)
Monday, 12 September 2011 22:11