Guardiola zëvendësoi trajnerin Frank Rijkaard, te Barcelona, në verën e vitit 2008 dhe e ka dërguar klubin nga Camp N
ou drejt tre titujve në La Liga, dy në Ligën e Kampionëve dhe disa trofeve të tjerë.
“Për mendimin tim ai është trajneri më i mirë në botë,” tha Xavi për Sport. “Ka pak dyshim në lidhje me atë për mua. Ai e ka revolucionarizuar futbollin dhe ka shtuar çdo gjë që kishim nevojë për këtë klub.”
“Ky ekip mund të arrijë shumë me Pep dhe ne të gjithë i pranojmë vendimet e tij. Askush nuk pyeti se pse u nxor jashtë Sergio Busquets në Superkupën Evropiane. Ne të gjithë i kemi momentet tona kur ne nuk do të luajmë. Edhe Messi jo gjithmonë mund të luajë”.
“Ata që mendojnë se janë të paprekshëm nuk do të shkojnë larg tek Pep. Historia nuk llogaritet për asgjë. Ne jemi të gjithë të barabartë dhe duhet të tregojmë që e meritojmë që të luajmë.”
Barcelona ka filluar fushatën 2011-12 duke fituar Superkupën spanjolle kundër Real Madridit, para se të mposhtë Porton në Superkupën Evropiane. Ata më pas fituan ndeshjen e tyre të parë në Primera Divisionit, 5-0, kundër Villarreal. (LajmeShqip.com)
Thursday, 08 September 2011 19:27