Ganezi do të qëndrojë jashtë trajnimit për 10 ditë dhe do të humbasë një ndeshje në këtë fundjavë në Ligue 1, me Stade Rennais, si dhe përplasjen e së martës në Ligën e Kampionëve.
Ganezi ka marrë një dëmtim në ije, të hënën, dhe si pasojë ai ishte tërhequr nga ekipi kombëtar për miqësoren kundër Brazilit.
Ayeë është duke iu shqyrtuar dëmtimi nga stafi mjekësor i Marseille, të cilët kanë bërë të ditur sot në faqen e tyre zyrtare se 21-vjeçari do të jetë jashtë veprimit për 10 ditë.
Anësori do të humbasë ndeshjen kundër Stade Rennais në fundjavë, ndërsa ai do të jetë i padisponueshëm edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Olympiakos, të martën. (LajmeShqip.com)
Thursday, 08 September 2011 20:24