Aaron Ramsey ka lavdëruar nënshkrimet e reja të Arsenalit, Yossi Benayoun dhe Mikel Arteta dhe beson se ata do ta ndihmojnë s
kuadrën për t’i dhënë një fillim të ri.
Uellsiani ka qenë në formë të mirë për kombëtaren e tij gjatë ndeshjeve, me një performancë të shkëlqyer kundër Anglisë, dhe mesfushori tani është duke kërkuar një rezultat pozitiv kundër Swanseas, në Premier League.
Ramsey ka thënë: “Ne kemi pasur kohë të mjaftueshme të mendojnë mirë për gjërat dhe do të jetë një fillim i ri tani. Ne kemi sjellë disa lojtarë të cilësisë, Arteta dhe Benayoun janë dy mesfushorët krijues, të cilët janë me të vërtetë të rehatshëm për topin dhe ata do të jenë ndihmesë e madhe për skuadrën”. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 07 September 2011 21:20