Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, pranon se mban kontakte me Sir Alex Fergusonin dhe nuk do të përjashtojë një kthim në Manchester United.

Ronaldo mban kontakte të rregullta me miqtë e tij në United.
“Unë kam kujtime të mira nga Manchesteri. Unë i shikoj shokët duke luajtur atje, më pelqen shumë Anglia, sepse aty kam kaluar një pjesë të jetës time,” tha Ronaldo për Sky Sports Neës.
“Vetëm pse luaj në Madrid unë nuk do t’i humbas kontaktet me njerëzit e mi atje, kur kam mundësi, unë flas me Sir Alex Fergusonin.”
“Ishte e rëndësishme për mua sa luaja atje, kështu që është mirë për t’i mbajtur kontaktet me miqtë e vjetër, sepse unë kurrë nuk do ta harroj që me të vërtetë më ndihmuan”.
Wednesday, 07 September 2011 17:54