Dje, për herë të parë, Enzo Zidane është tr
ajnuar me ekipin e parë të Real Madridit.
Mesfushori, 16-vjeçar, i biri i legjendës së Real Madridit, Zinedine Zidane, u ftua për të marrë pjesë në fushën e trajnimit në Valdebebas, ku ka trajnuar së bashku me Cristiano Ronaldon, Kaka’në dhe Mesut Ozil.
Ish-lojtari i Kombëtares së Francës dhe i Real Madridit, Zinedine Zidane, luajti për Madridin nga viti 2001-06 dhe u emërua në këtë verë drejtor sportiv i klubit, duke punuar së bashku me trajnerin, Jose Mourinho. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 07 September 2011 12:25