Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të kualifikimeve për Euro 2012, Shqipëria ka pësuar humbjen e tretë, mirëpo humbja ndaj Francës ishte e para në shtëpi. Trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, ka dek
laruar se teorikisht jemi të eliminuar dhe nuk duhet të humbasim kohë për rinovimin e skuadrës.
Deri më tani, trajneri Josip Kuzhe i cili është në fund të kontratës, i ka besuar gjeneratës së vjetër dhe me sa duket tani pas ndeshjes me Luksemburgun do të fillojë revolucioni në kombëtare.
Megjithatë, trajneri i kombëtares dhe gjenerata e tij e vjetër i kanë ndihmuar Shqipërisë të thyejë një rekord dhe të renditet në vendin e 50-të në FIFA.
Kombëtarja, sonte me fillim nga ora 21:15, e zhvillon ndeshjen si mysafir i Luksemburgut.
Në ndeshjen e parë kundër Luksemburgut, kombëtarja jonë ishte dominuese dhe pati fituar me rezultat 1-0, me golin e sulmuesit te Rapidit të Vjenës, Hamdi Salihi. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 06 September 2011 10:45