Edhe pse skuadra zvicerane e Sion e kishte fituar ndeshjen me rezultat 3-1 kundër skocezëve të Celtic-ut, UEFA
ka vendosur t’i përjashtojë zviceranët nga Europa League.
Tani pasi Sion është përjashtuar përfundimisht nga Europa League, kundërshtar i skocezëve të Celtic-ut do të jetë skuadra spanjolle Atletico Madrid.
Edhe pse Sion e kishte fituar ndeshjen kundër skocezëve me rezultat 3-1, UEFA ka vendosur t’i përjashtojë zviceranët, pasi që ankesa e Celtic-ut për ngjarjet e pahijshme, ndërhyrjet, simulimet dhe organizimi mizor i ndeshjes, janë marrë parasysh dhe për ketë arsye Celtic e ka marrë rezultatin 3-0 në tavolinë.
Si pasojë, kontrolli i UEFA-së dhe Trupi Disiplinor kanë marrë vendim që Sioni të përjashtohet nga Europa League.
Sioni mund të ankohet kundër këtij veprimi brenda tre ditëve nga pranimi i vendimit. (LajmeShqip.com)
Sunday, 04 September 2011 10:55