28-vjeçari ka shkuar në operim për të riparuar dëmtimin dhe është duke punuar me personelin mjekësor në palestër, por ai nuk mund të japë një datë përfundimtare për rikthim të tij.
“Unë kam qenë i kërkuar, kur unë të jem i gatshëm do të rikthehem, jam duke punuar me ngulm për këtë, gjithashtu edhe ekipi mjekësor po përkujdeset në mënyrë të veçantë,” tha ai për faqen zyrtare të klubit.
“Më vjen keq, unë nuk mund të jem më i saktë, por është shumë herët për të dhënë datën e caktuar.”
Ai vazhdoi: “Lëndimi është i dokumentuar mirë, kështu që unë do ta kaloj këtë. Megjithatë, unë mund të them se kam pasur një operacion të mirë në gju dhe jam definitivisht i bindur se do të kem sukses.”
“Ditët e mia janë të mbushura me sesione fizioterapeutike nga ora 10:00-17:00, dhe ky është një proces gradual, në të cilën jam i bindur se do t’i tregoj rezultatet e pritura.”
“Unë preferoj të jem me shokët e ekipit tim në trajnim dhe në fushën e lojës, megjithatë e di se duhet të jem i durueshëm, kështu që mund të shërohem si duhet.” (LajmeShqip.com)
Saturday, 03 September 2011 09:29