Tiranë – Në praninë e rreth 20 mijë tifozëve kuq e zi, Kombëtarja Shqiptare në futboll e pësoi 1-2 përballë asaj të Francës, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian të Futbollit Euro 2012.
Franca shënoi e para, me dy gola të shpejtë në pjesëlojën e parë, kurse Hamdi Salihi goditi shtyllën. Ishte kjo krejt që pamë në 45 minutat e para.
Me fillimin e pjesës së dytë, Shqipëria uli epërsinë në minutën 46, përmes Erion Bogdanit, pati më pas disa raste të mira dhe dominoi në 25 minutat vijuese. Pati gjithashtu fat, pasi francezët goditën dy herë shtyllën e shqiptarëve.
Ndeshja përfundi me dy gola të francezëve në pjesën e parë dhe një të Shqipërisë në të dytën.
Në javën e ardhshme, Franca luan kundër Rumanisë, ndërsa Shqipëria udhëton në Luksemburg. (LajmeShqip.com)
Friday, 02 September 2011 23:05