Di Maria kishte shumë fjalë pozitive për trajnerin portugez dhe e ka vlerësuar ndikimin pozitiv të shefit të tij.
“Jose Mourinho është trajneri më i mirë që kam pasur në të gjithë karrierën time. Ai mund të përballojë të gjithë presionin në mënyrë që ne të qëndrojmë të qetë. Ai iu bën të ndjeheni se nuk është përgjegjësia juaj,” tha Di Maria për Ole.
Di Maria pastaj shpjegoi dallimin në mes të Madridit dhe kombëtares, dhe deklaroi se është më e lehtë të luajë për klubin e tij.
Ai tha: “Nuk është e lehtë për të luajtur në ekipin tim kombëtar, më rehat ndihem në klub, sepse unë jam çdo ditë me ekipin tim dhe jam në klubin më të rëndësishëm në botë dhe me trajnerin më të mirë në botë.” (LajmeShqip.com)
Friday, 02 September 2011 17:48