Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të fituar titullin e La Ligës në këtë sezon.
28-vjeçari akoma nuk e ka ndjenjën e të fituarit të një kampionat, pavarësisht shfaqjeve të mira të tij për Liverpoolin dhe Real Madridin.
“Kam nevojë për një ligë, dëshiroj të prek trofeun këtë vit”, tha Alonso për Marca .
“Unë kam qenë në Liverpool dhe përsëri për dy vjet në Madrid, tani është koha për të marrë atë.”
Lojtari mendon se skuadra e tij ka pasur një fushatë të suksesshme, pasi e ka fituar Copa del Rey në sezonin 2010-11, por nuk arriti t’i mposhtë katalunasit, as në La Liga e as në Ligën e Kampionëve.
“Ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe janë konsoliduar në kohët e fundit,” vazhdoi ai. “Ata në tre vitet e fundit kanë gëzuar rezultate të shquara, por Real Madrid do të konkurrojë, pavarësisht të gjithave.”
Alonso preku, gjithashtu, mundësinë për t’i dhënë fund karrierës së tij me Real Sociedad, klubit të tij të parë: “Në rastin ideal do të ishte mirë për të shkuar në shtëpi një ditë, por qëllimi im është që të vazhdoj këtu”. (LajmeShqip.com)
Thursday, 01 September 2011 14:41