Pronarët e PSG-së e dëshirojnë trajnerin aktual të Real Madridit, Jose Mourinhon, në vendin e trajnerit për sezonin e ardhshëm.
Jose Mourinho do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni, për të përfituar financiarisht në PSG.
TV3 Esport Club thotë se presidenti i Portos, Jorge Pinto da Costa, i cili është një mik i ngushtë i Mourinhos, e ka bërë të ditur lajmin, ndërsa shikonte ndeshjen ndërmjet Portos dhe Barcelonës, që u zhvillua në Monako.
Mourinhos do t’i jepet një çek i bardhë nga pronarët e PSG-së. Është pohuar se ish-menaxheri i Chelseas do ta lë Realin në fund të sezonit, në mënyrë që të ketë një verë të plotë për të bërë ndërtimin e skuadrës së re. (LajmeShqip.com)
Thursday, 01 September 2011 14:15