Argjentinasi ka tifozë në mbarë botën. Por jo vetëm kaq, ai ka fituar zemrat e shumë shikuesve të futbollit, pasi që nga sondazhi i organizuar nga Goal.com, renditet i pari.
Lionel Messi ka fituar votat e tifozëve për lojtarin më të mirë të sezonit 2010-11, i organizuar nga Goal.com, në Goal.com 50, duke mundur nëntë kundërshtarët me diferencë bindëse.
Argjentinasi i Barcelonës fitoi çmimin e magjistarit, në sezonin e kaluar, kur la prapa Wesley Sneijderin, në një garë të ngushtë, por këtë herë e gjeti veten bindshëm më lartë se rivali i tij Cristiano Ronaldo.
Jo vetëm CR7, por ai la prapa edhe Javier Hernandez “Chichariton” e Manchester United, Mesut Ozilin e Real Madridit dhe bashkëlojtarin e tij Xavi Hernandez.
Portali LajmeShqip.com ua sjell dhjetëshen e parë nga sondazhi i zhvilluar, ku votuan të gjithë tifozët nga mbarë bota.
1. Lionel Messi – 146,866 ose (44.9%)
2. Cristiano Ronaldo – 104,428 ose (32.0%)
3. Javier Hernandez “Chicharito” – 18,287 ose (5.6%)
4. Mesut Ozil – 16,122 ose (4.9%)
5. Xavi Hernandez – 14,191 ose (4.3%)
6. Nemanja Vidiç – 9,522 ose (2.9%)
7. Radamel Falcao – 5,487 ose (1.7%)
8. Andreas Iniesta – 4,703 ose (1.4%)
9. Edinson Cavani – 4,103 ose (1.3%)
10. Alexis Sanchez – 3,134 ose (1.0%).
“Unë e falënderoj të gjithë stafin e Goal.com dhe miliona lexues për të cilët gjithmonë jam mirënjohës. Kjo më bën shumë të lumtur dhe më jep më shumë forcë për të vazhduar punën me përulësi për klubin tim dhe kombëtaren. Faleminderit shumë!”, përfundoi Messi. (LajmeShqip.com)
Thursday, 01 September 2011 11:52