Gjiganti nga Serie A, Inter, bëri të ditur se e ka liruar me parametra zero mbrojtësin Rivas, i cili në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Dnipro Dnipopetrovsk.
Inter e ka konfirmuar lajmin se mbrojtesi, Rivas është liruar nga gjigantët italianë. 28-vjeçari kaloi sezonin e fundit si i huazuar në Ukrainë, te skuadra e Dnipropetrovsk Dnipro, dhe është konsideruar tepricë e kërkesave në San Siro.
Rivas u bashkua me neroazzurët nga River Plate, në korrik të vitit 2007, dhe i bëri në total 28 ndeshje për Interin.
Amerikano-jugori kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, por nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Gian Piero Gasperini. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 31 August 2011 15:47