Mesfushori i Chelseas, Yossi Benayoun ka zbuluar se ai është në bisedime për një lëvizje larg nga blutë.
Është raportuar se Benayoun do të përfshihet në një ofertë shkëmbimi pë Luka Modriçin, i cili kërkohet me ngulm nga Chelsea.
Newcastle United ka qenë, gjithashtu, i lidhur me kapitenin e Izraelit, që kaloi në Stamford Bridge nga Liverpool, në verën e kaluar, si një transferim i lirë.
Benayoun shkroi në Twitter: “Jam duke negociuar me ekipin për një largim të mundshëm, do t’ju lajmëroj së shpejti.”
Benayoun ishte i kufizuar në 10 paraqitje për klubin, në sezonin e kaluar, për shkak të një dëmtimi në thembër, i cili mbajti atë jashtë për gjashtë muaj. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 31 August 2011 12:29