Daniel Agger insiston se ka ende shumë vend për t’u përmirësuar, pavarësisht se skuadra e filloi sezonin si e pamposhtur.
Gjigantët nga Anfild kanë ndërtuar një skuadër me mentalitet fitues, prej që Kenny Dalglish e ka marrë në menaxhim dhe në këtë sezon ata kanë mposhtur Arsenalin dhe Boltonin, ndërsa kanë barazuar me Sunderland.
Por, Agger ndjehet i inkurajuar nga fillimi pozitiv i klubit. Agger beson se Liverpool duhet të provojnë se mund të mbajë formën e mirë që nga fillimi i sezonit deri në fund të sezonit.
“Në çdo ekip ka gjithmonë diçka që ju mund të bëni më mirë” tha Daniel për Post Daily. “Unë mendoj se në këtë ekip ka shumë gjëra që mund t’i bëjmë më mirë.”
“Ky sezon ne duhet të jetë në përputhje me shfaqje si këto të fillimit, që është mënyra e vetme që ne mund të ecim përpara. Është pak herët për të thënë se kemi bërë gjëra të mira që tani.” (LajmeShqip.com)
Tuesday, 30 August 2011 11:08