Kontrata aktuale e Dasniele de Rossit me klubin italian skadon në fund të këtij sezoni dhe menaxheri i Cityt, Roberto Mancini, publikisht ka zbuluar interesimin e tij për mesfushorin dinamik, dhe ka sugjerime se 28-vjeçari mund të zgjedhë të largohet nga Roma në këtë verë.
Romakët kanë këmbëngulur gjatë të mbajnë italianin në të ardhmen dhe, edhe pse DiBenedetto mban qëndrimin e tij, ai e pranon se vendimi përfundimtar është në duart e De Rossit.
“Daniele është një qytetar romak dhe 100% romanist4ë, një lojtar i madh, dhe një figurë e madhe për ne,” tha ai për Sky Sport Italia.
“Prandaj, shpresoj se ai mund të luajë për Romën deri në fund të karrierës së tij, por në fund të fundit është vendimi i tij.”
“Nëse ai do të kishte ambicie të tjera, atëherë ne do të duhet t’i marrim ato në konsideratë.”
De Rossi ka luajtur për Romën përgjatë gjithë karrierës së tij profesionale. (LajmeShqip.com)
Monday, 29 August 2011 14:59