Trajnerit të Arsenalit Arsene Wenger i është kërkuar nga tifozët dhe media për të sjellë një nënshkrim të ri para mbylljes së afatit kalimtar më 31 gusht.
“Mendoni për situatën të presim pak, sot situata ka ndryshuar pasi ne i kemi Wojciech Szczesny dhe Lukasz Fabianski”, tha ai për faqen zyrtare të Arsenalit.
“Ju nuk duhet të paragjykoni dhe të përuleni, por duhet të jeni të vendosur edhe të keni besim. Ne preokupohemi për mendimet, por në fund të ditës ju duhet të merrni vendime. Unë personalisht do të përpiqem të bëjë atë që është e drejtë për këtë klub.”
“Unë i marr në konsideratë mendimet e njerëzve, por në qoftë se e ndjej thellë ndonjë gjë, atëherë do ta bëj atë. Ndonjëherë duhen diskutime. Unë nuk mendoj se unë di gjithçka rreth futbollit, por unë kam përvojë të madhe”, ka thënë Wegner. (LajmeShqip.com)
Sunday, 28 August 2011 12:18