Bosi i “Gunners” është në kërkim për të ndërtuar një skuadër me mentalitet fitues në Premier League, pasi mendon se kudra e tij e ka gjetur besimin me fitoren kundër Udineses, në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Sir Alex Ferguson shpreson që Rio Ferdinand të jetë i gatshëm për këtë sfidë. Rio ishte lënduar në ndeshjen kundër WBA-së, në Old Trafford.
Mesfushori Darren Fletcher, i cili ishte i lënduar në fund të sezonit, mund ta nis ndeshjen nga banka rezervë, pasi ishte thirrur për kualifikimet e Euro 2012 kundër Republikës Çeke dhe Lituanisë.
Menaxheri Arsene Wenger do të ketë më pak presion, pasi londinezët bënë rrugën e tyre të duhur në Ligën e Kampionëve, me një fitore 3-1 ndaj Udineses.
Wenger duhet të nis ndeshjen pa treshen e pezulluar, Emmanuel Frimpong, Gervinho dhe Alex Song dhe me largimet e fundit të Cesc Fabregas dhe Samir Nasrit, mesfusha e tij do të jetë e thatë gjatë vizitës në Old Trafford.
Manchester United kërkon fitore në Old Trafford, dhe nuk do të lejojë të përsëritet prilli i viti 2010, kur ata ishin mposhtur nga Chelsea.
Fundjavën e kaluar, gjatë lojërave kundër Tottenhamit dhe Liverpoolit, të dyja skuadrat si Man Utd ashtu edhe Arsenali u paraqitën me një moshë mesatare prej 23 vjetësh, si dy skuadrat më të reja në Premier League në këtë sezon. Arsenali e ka mposhtur Man Utd në Emirates, ndërsa ka dështuar për të shënuar fitore në dy vizitat e fundit në Old Trafford, në Premier League dhe FA Cup.
Formacioni i mundshëm i Manchester United:
(4-4-2): De Gea; Smalling, Ferdinand, Jones, Evra; Nani, Anderson, Cleverley, Young; Welbeck, Rooney.
Formacioni i mundshëm i Arsenalit:
(4-4-2): Szczesny; Sagna, Vermaelen, Koscielny, Jenkinson; Walcott, Ramsey, Rosicky, Arshavin; Chamakh, Van Persie. (LajmeShqip.com)
Sunday, 28 August 2011 11:54