Ishte sulmuesi i Bayern Munich ai që zhbllokoi rezultatin nga një penallti e fituar, të cilën e ktheu në gol, për rezultatin 0-1
në të mirë të Bayernit.
Gjatë 45 minutave te para Bayern nuk arriti të shënojë më, megjithëse lojën e zhvillo më itë bukur se kundërshtari.
Edhe gjate pjesës së dytë Bayerni ishte skuadër më e mirë, ndërsa në minutën e 55’ e fitoi edhe një penallti. Ishte M. Gomez ai që e huqi penalltinë, mirëpo prapë ishte ai që shënoj golin e dytë, pasi mashtroi portierin pas ekzekutimit të penalltisë.
Në minutën e 68, pas një super asisti nga Muller tek Gomez, ky i fundit e kompletoi het-trikun e tij dhe e forcoi avantazhin e Bayern në 0-3.
Rezultati i ndeshjeve që u zhvilluan ne kuadër të javës së katërt në Bundesligë:
16:30 Freiburg 3 – 0 Wolfsburg
16:30 Hamburger SV 3 – 4 FC Cologne
16:30 Hoffenheim 1 – 2 Werder Bremen
16:30 Kaiserslautern 0 – 3 Bayern Munich
16:30 Nurnberg 1 – 0 Augsburg
19:30 Bayer Leverkusen 0 – 0 Borussia Dortmund
20:30 Hertha BSC 1 – 0 Stuttgart
Ndeshjet Hannover – Mainz dhe Schalke – Monchengladbach zhvillohen sot me fillim nga ora 17:30. (LajmeShqip.com)
Sunday, 28 August 2011 10:34