Më në fund është arritur marrëveshja në mes te zyrtarëve të Federatës së Futbollit Spanjoll dhe Asociacionit të Futbollistëve, për shlyerjen e borxheve që kanë skuadrat ndaj lojtarëve.
La Liga do të fillojë në këtë fundjavë dhe ndeshja e parë qe do ta hapë sezonin është ajo në mes të Sporting Gijon dhe Real Sociedad, me fillim nga ora 19:00.
Ndeshjet që ishin paraparë të zhvillohen në javën e parë janë anuluar dhe do të zhvillohen ato të javës së dytë, ku Real Madrid takohet me Zaragozën, ndërsa Barcelona do të takohet me Villarealin.
Ndeshjet e javës së parë janë shtyrë për një afat të pacaktuar.
Portali LajmeShqip.com ua sjellë ndeshjet që do të zhvillohen këtë fundjavë në La Liga.
27 gusht 2011
19:00 Sporting Gijon – Real Sociedad
21:00 Valencia – Racing Santander
23:00 Granada – Real Betis
28 gusht 2011
13:00 Atletico Madrid – Osasuna
17:00 Athletic Bilbao – Rayo Vallecano
19:00 Getafe – Levante
19:00 Mallorca – Espanyol
21:00 Zaragoza – Real Madrid
23:00 Sevilla – Malaga
29 gusht 2011
22:00 Barcelona – Villarreal. (LajmeShqip.com)
Friday, 26 August 2011 12:13