Agjenti i Vincenzo Iaquinta, Andrea D’Amico, tha se lojtari nuk është i detyruar të largohet dhe hodhi poshtë pretendimet se sulmuesi Juventin është drejt largimit.
31-vjeçari, i cili pësoi një dëmtimi në kofshë, javën e kaluar, pas kthimit nga një problem i ngjashëm, ka qenë prej kohësh i lidhur me një largim nga Zonja e Vjetër.
Napoli kanë qenë të lidhur ngusht me shërbimet e tij, por Fiorentina është në kërkim të një sulmuesi për ta zëvendësuar Alberto Gilardinon, i cili duket i destinuar për në Genoa.
Megjithatë, D’Amico beson se, toscana, bazuar në lidhjet që ai ka, nuk janë në gjueti për një njeri të ri në fillim, pavarësisht humbjes së Adrian Mutsu për te Cesena në këtë verë.
“Kam folur me drejtorin e Fiorentinës, Pantaleo Corvino dhe unë nuk mendoj se ai është i interesuar në klientit tim”, tha agjenti për Lady Radio.
Marrëveshja aktuale e lidh Iaquintan në Torino deri në vitin 2013. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 24 August 2011 09:04