Bayerni e ka filluar ndeshjen në mënyrën më të mirë, pasi që në minutën 7’ për skuadrën gjermane ka shënuar Gomez.
Përveç golit të Gomez nuk kishte ndonjë risi tjetër, pasi Bayern kishte avantazhin e ndeshjes së parë dhe nuk u mundua më shumë.
Në anën tjetër, skuadra spanjolle e Villarealit ka deklasuar skuadrën OB Odense, me rezultat të përgjithshëm 3-0.
Pjesa e parë mbaroi pa gola, ndërsa pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 50’ ishte G. Rossi, ai i cili i kaloi vendasit në epërsi, ndërsa po i njëjti shënoi edhe golin e dytë në minutën e 66’.
Në minutën e 71’ mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasu me karton të kuq u përjashtua B. Kadri, ndërsa nuk shkoi larg dhe skuadrat u barazuan edhe me lojtarë pasi që në minutën e 77’ ishte lojtari i Villarealit, B. Valero që u përjashtua me karton të kuq.
Për ta përmbyllur takimin është kujdesur C. Marchena, i cili në minutën e 82’ shënoipër 3-0 në të mirë të Villarealit, dhe ndeshja përfundoi po me këtë rezultat.
Ndeshjet që u zhvilluan dje për UEFA Champions Leagu përfunduan me këto rezultate:
APOEL Nicosia 3-3 Wisla Krakow
Malmo FF 2-0 Dinamo Zagreb
Racing Genk 2-1 Maccabi Haifa
Villarreal 3-0 OB Odense
Zurich 0-1 Bayern Munich. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 24 August 2011 08:42