Vendimi i sotëm që është marrë në lidhje me menaxherin Arsenalit, nuk bindet nga vendimi i Kontrollit dhe Trupit Disiplinor gjatë Ligës së Kampionëve, në lojën kundër Udineses, të martën e kaluar, me 16 g
usht.
Wenger është i pezulluar dhe për këtë arsye do të mungojë në ndeshjen e dytë të Arsenalit kundër Udineses që zhvillohet në Itali të mërkurën dhe pastaj do të mungojë edhe në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve.
Trupi i Kontrollit dhe Disiplinës ka vendosur, gjithashtu, që Arsenali të gjobitet me 10 mijë euro për sjellje të pahijshme nga zyrtarët e skuadrës.
Ankesa kundër këtyre vendimeve mund të paraqitet brenda tri ditëve nga pranimi i vendimit të arsyetuar. Ëenger ishte pezulluar një ndeshje, për deklarata e dhëna pas lojës së UEFA Champions League, që Arsenali e pati zhvilluar kundër Barcelonës sezonin e kaluar.
Rregullat disiplinore të UEFA-së përcaktojnë që një menaxher nuk mund të komunikojë me ekipin e tij gjatë një gare për të cilën ai është i pezulluar dhe mund ta ndjekë ndeshjen i vetëm. (LajmeShqip.com)
Monday, 22 August 2011 18:10