Manchester City e ka fituar ndeshjen e dytë me radhë në Premier League, kundër skuadrës së Boltonit, me rezultat 2-3.
City e ka mposhtur skuadrën e Boltonit në shtëpi të vet. David Silva shënoi për 0-1 në minutën e ’26, ndërsa 12 minuta më vonë ishte Barry ai i cili ngriti shifrat në 0-2 në të mirë të Cityt.
Bolton nuk u vonua as një minutë dhe në minutën e ’39, me anë të Klasiç, ka ngushtuar shifrat në 1-2, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Dy minuta pasi filloi pjesa e dytë, ishte Edin Dzeko ai i cili ngriti shifrat në 1-3 në të mirë të Cityt dhe skuadra e Boltonit thuajse u dorëzua. Krejt çka bëri më tej, arriti t’i ngushtojë shifrat në 2-3, në minutën e ’63, me anë të Davies.
Ndeshja përfundoi 2-3 në të mirë të Manchester Cityt.
Ndeshjet e zhvilluara dje në Premiere League përfunduan me këto rezultate:
Norwich C. 1-1 Stoke City
Wolverhampton W. 2-0 Fulham
Bolton W. 2-3 Manchester City
Chelsea 2-1 West Bromwich. (LajmeShqip.com)
Monday, 22 August 2011 10:12