Lazio ka konfirmuar se Mauro Zarate mund të largohet nga klubi para përfundimit të afatit kalimtar.
Lojtari ka qenë i lidhur me një lëvizje prapa në Angli, me Arsenalin, Tottenham dhe Chelsean.
“Zarate është një lojtar i rëndësishëm dhe themelor për ne”, deklaroi koordinatori teknik i Lazios, Igli Tare.
“Por, nëse ndodh diçka në mes dhe tani në fund të afatit kalimtar, atëherë ne do t’i vlerësojmë gjërat”.
Vëllai i tij dhe, njëherësh, agjenti Sergio, këmbëngulë se ai ishte i lumtur në qytetin e përjetshëm, por ai nuk mund të vazhdojë nëse situata mbetet ashtu siç është.
“Mauro e do Lazion dhe dëshiron të qëndrojë, por jo në këto kushte”, tha Sergio.
Trajneri i Lazios, Edy Reja, duket se ka disa arsye pse Zarate duhet të shitet. Ai ka thënë: “Nëse lojtari është i vendosur në tregun e transferimeve, ky është një vendim që vetëm klubi mund ta bëjë”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Sunday, 21 August 2011 10:35