Siç raportojnë mediet spanjolle, portieri i kombëtares njëherësh edhe kapiten, i ka telefonuar kapitenit katalunas, Xavi, dhe meqë ai nuk i është përgjigjur, ai e ka telefonuar Puyolin dhe me vonë bëhet e ditur se ka shkëmbyer disa sms edhe me Xavin.
Casilias dhe Xavi e patën një fjalosje gjatë tensionit të ndeshjes së Super-kupës, të mërkurën në mbrëmje, dhe pas ndeshjes, Casillas tha se “lojtarët e Barcelonës si zakonisht aktruan dhe mezi prisnin të rrëzoheshin”, kurse Xavi pohoi se “imazhi i Realit është patetik dhe le të mbeten në ndërgjegjen e tyre sjelljet që bënë.”
Në anën tjetër, Jose Mourinho nuk është i kënaqur me vetveten, raportojnë mediet spanjolle. Trajneri i Real Madridit u ka kërkuar falje të gjithëve pas gjesteve të bëra në ndeshjen e dytë midis Barcelonës dhe Real Madridit.
Natyrisht, që ish-trajneri i Portos, Chelseas dhe Interit është më i qetë me mend pas turpërimit të El Clasicos. Mou për këtë e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe se ai duhet t’i kontrollojë nervat kur ka tensione, ai e di se çfarë përfaqëson, si trajner i Real Madridit dhe ky veprim nuk është në rregull, ishte shumë vonë për t’u korrigjuar, shkruan Marca, derisa transmeton fjalët e Mous, “por në qoftë se do të isha në një situatë të tillë, unë do të veproja ndryshe tani”. (LajmeShqip.com)
Saturday, 20 August 2011 17:45