Skuadra e Bayern Munchen, në shtëpi ka shënuar fitore të lartë kundër Hamburger SV. I pari që zhbllokoi rezultatin ishte Buyten, i cili në minutën ’13 shënoj për rezultatin 1-0 ndërsa 4 minuta më vonë Ribery dyfishoi epërsinë nw 2-0.
Për ta përmbyllur pjesën e parë me gol u kujdes Arjen Roben, i cili në minutën ’34 shënoi për 3-0. Me ketë rezultat skuadrat shkuan në pushim, ndërsa me t’u kthyer, Bayerni prapë ishte skuadër më e mirë, dhe në minutën e ’57 ishte Gomez, ai i cili shënoi për 4-0, ndërsa Ivica Oliç shwnoi për rezultatin 5-0 në të mirë të Bayernit.
Ndeshjet e zhvilluara sot në Bundesligë përfunduan me ketë rezultat:
Augsburg 0-2 Hoffenheim
Bayern Munich 5-0 Hamburger SV
Borussia Dortmund 2:0 Nurnberg
Stuttgart 0-1 Bayer Leverkusen
Werder Bremen 5:0 Freiburg
Në orën 19:30 fillon ndeshja FC Cologne vs. Kaiserslautern. (LajmeShqip.com)
Saturday, 20 August 2011 17:30