Në javën e dytë të Premeer Leagues Angleze do të zhvillohen gjithsej 10 ndeshje, 6 prej tyre zhvillohen të shtunën, duke filluar nga ora 13:00, ndërsa të dielën do të zhvillohen 3, ndeshje duke filluar nga ora 14:30, kurse të hënën do të zhvillohet 1, nga ora 21:00.
Këtë javë e përcjellin dy derbi, ai që do të 0zhvillohet sonte, midis Arsenalit dhe Liverpoolit, dhe derbi tjetër, të hënën, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Tottenhamit.
Liverpooli llogaritet të jetë favorit në letër, pasi skuadra londineze e Arsenalit nuk e ka më Cesc Fabregasin, ndërsa Samir Nasri, Alex Song dhe i sapotransferuari Grevinho, nuk mund të luajnë, për shkak të suspendimit.
Në anën tjetër, djemtë e Sir Alex Fergusonit janë favoritë kundër Tottenhamit, i cili shumë shpesh di të bëjë befasi të ndryshme.
Portali LajmeShqip.com do t’ju informojë për rezultatet e ndeshjeve, kohë pas kohë.
Të shtunën zhvillohen këto ndeshje:
13:00 Sunderland vs. Newcastle
13:45 Arsenal vs. Liverpool (derbi)
16:00 Aston Villa vs. Blackburn R.
16:00 Everton vs. QPR
16:00 Swansa City vs. Wigan Athletic
18:30 Chelseas vs. ËBA
Të dielën në Premier League zhvillohen këto ndeshje:
14:30 Norwich City vs. Stoke City
15:00 Wolwes vs. Fulham
17:00 Bolton vs. Manchester City
Të hënën në Premier League zhvillohen këto ndeshje:
21:00 Manchester United vs. Tottenham. (LajmeShqip.com)
Saturday, 20 August 2011 09:27