Barcelona fitoi 3-2 në Camp Nou dhe e ngriti trofeun në një fitore 5-4, në total, të dy ndeshjeve. Mirëpo këto ndeshje nuk përfunduan edhe pa tensione, sidomos në Camp Nou, ku në fund, i inkuadruari në pjesën e dytë, Marcelo, bëri një ndërhyrje të ashpër në Cesc Fabregasin, dhe e ngriti në këmbe të gjithë bankinën e Barcelonës.
Braziliani u dërgua jashtë për sfidën e tij dhe pas grindjes së tërë lojtarëve dhe stafit, për Mesut Ozilin dhe David Villan, referi kishte treguar kartonët e kuq. Turko-gjermani, megjithatë, këmbëngul se ai nuk është i fajshëm.
“Unë jam i pafajshëm! Kjo mund të shihet në televizion,” tha ai për Bild. “Kur kolegët janë duke u sulmuar, unë do të përpiqem për t’u ndihmuar, natyrisht.”
Incidenti ka krijuar mjaft trazira në internet, me thashethemet e përhapura që po qarkullojnë rreth e asaj që u tha në mes të lojtarëve. (LajmeShqip.com)
Friday, 19 August 2011 15:46