TIM Trofeo zhvillohet çdo vit para fillimit te sezonit, kurse në ketë garë marrin pjese vetëm tri skuadra Milan, Inter dhe Juventus. Në ketë kupë zhvillohen vetëm ’45 minuta lojë.
Në ndeshjen e parë Inter vs. Juventus, zikaltrit kanë dalë fitues me anë të penalltive 7-6, pasi rezultati final përfundoi 1-1, me golat e shënuara nga Vuçiniq dhe më pas Ranocchia.
Juventusi më pas luajti kundër Milanit dhe doli fitues përballe kampionit, me rezultat 2-1, me golat Vidal dhe Matri për Juven, ndërsa për Milanin Cassano.
Në ndeshjen e fundit ndërmjet rivalëve Milan vs. Inter, skuadra zikaltër triumfoi me rezultat të ngushtë 1-0, me golin e shënuar nga Diego Milito.
Interi arriti t’i marrë 5 pikë në tri ndeshje dhe menjëherë pas tyre ishte Juventusi. (LajmeShqip.com)
Friday, 19 August 2011 11:11