Agjenti i Niko Kranjcarit pretendon se mesfushori i Tottenhamit është afër për t’u bashkuar me skuadrën rivale nga Premier League, Sunderland.
Kroati ka zhfilluar vetëm dy ndeshje në kampionat, në sezonin fundit për “spursat”.
Bosi i Sunderlandit, Steve Bruce, ka pranuar se ka interes për Kranjcarin, edhe pse ai ka bërë 10 nënshkrime tashmë në këtë verë.
Ai tani mund ta sjellë Kranjcarin si një huazim ose marrëveshje të përhershme me përfaqësuesin e tij Adrian Aljai, që ka deklaruar se Sunderlandi është zgjidhje e mirë për lojtarin e tij.
“Ne jemi gati për të mbyllur një marrëveshje me Sunderlandin”, tha Aljai për Daily Express.
“Unë besoj se është zgjidhja më e mirë për Nikon”.
Kranjcar u bashkua nga Portsmouthi me Tottenhamin dy vjet më parë. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 17 August 2011 11:21 