Rio Ferdinand dhe Nemanja Vidiq, të dy ishin zëvendësuar pasi në ndeshjen hapëse për sezonin e ri në Premier League ishin lënduar. Ferdinand është konfirmuar se nuk do të luajë 6 javë, ndërsa për Vidiqin ende nuk është e qartë se sa do të mungojë.
Vidiq u zëvendësua nga Jonny Evans, pas 52 minutave, me atë që dukej si një lëndim në ije, ndërsa Ferdinand u zëvendësua nga Phil Jones, pas 75 minutave, kur atë e shtrëngoi një lloj paralize. Të dy lojtarët e shikuan pjesën tjetër të lojës nga bankina, në vend se të shkonin poshtë tunelit për trajtim të menjëhershëm.
Mbrojtja e Unitedit përbëhej nga Chris Smalling, Jonny Evans, Phil Jones dhe Fabio.
Patrice Evra ka filluar në stol pas kthimit të tij nga lëndimi. Mungesa e partneritetit në mbrojtje mund ta sjellë Unitedin në vështirësi, sepse të gjithë këtyre mbrojtësve u mungon përvoja, ndërsa mbrojtësit që ishin më me përvojë, John O’Shea dhe Wes Brown, janë shitur në Sunderland. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 16 August 2011 12:08 