Eto’o me sa duket ka vendosur të kalojënë Rusi, për t’u bashkuar me Anzhi Makhachkala. Edhe pse 30-vjeçar, ai thotë se mund të lëvizë nga Anglia.
Ibrahimoviç ka lënë Interin
dy vjet më parë dhe Mario Balotelli vitin e kaluar. Suedezi mendon se Interi është këshilluar keq, për të humbur edhe një tjetër talent.
“Nëse Interi e humb Eto’on, është normale që ata do të humbasin cilësinë, nuk ka një lojtar si Eto’o, ai e dëshmoi se është një nga më të mirët në botë,” tha Ibrahimoviç për mediat italiane.
Por, ai nuk e di se si do të reagonte nëse i ofrohet shuma e njëjtë e parave që i është ofruar Eto’os. “Unë jam i lumtur në Milano, kështu që unë do të them se nuk do të pranoja”, tha Ibra.
“Kur erdha në Milano e dija se isha duke marrë një mundësi të madhe, buzëqeshja erdhi përsëri në fytyrën time dhe unë jam i lumtur e ndihem mirë”, tha ai.
Ibrahimoviç, gjithashtu, ka hedhur poshtë frikën rreth një dëmtimi në kyçin e këmbës, të pësuar në fundjavë, duke këmbëngulur se problemi është “jo shumë serioz”. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 16 August 2011 11:14