Lojtari me prejardhje nga Danimarka dështoi në sezonin e tij të parë, pasi u transferua nga ish-shefi i tij, Hodgson Roy, verën e kaluar.
Aktualisht Kenny Dalglish posedon një pasuri të talentëve në qendër të mesfushës dhe Poulsen është tepricë e kërkesave.
Ish-lojtari i Juventusit pranon fatkeqësinë e tij, dhe është i interesuar të largohet diku tjetër, para mbylljes së afatit të verës.
“E ardhmja ime duhet të zgjidhet në gusht dhe mundësisht sa më shpejtë të jetë e mundur,” tha Poulsen.
“Unë dua të luaj ndeshje të rregullta. Është e qartë se unë vërtet do të doja të luaj futboll”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Sunday, 14 August 2011 13:02