Në ndeshjen e fundit që Manchester United e zhvilloi kundër rivalëve të qytetit Manchester City, gardiani i sapotransferuar tek United, David de Gea, mori kritika të ashpra nga analistët anglezë.
Ferguson tha se golat e pranuara nuk ishin për fajin e portierit dhe asnjë portier në botë nuk mund të bëjë as edhe një gjë të vogël në qoftë se topi devijohet ose kur një lojtar gjuan në drejtim të portës, gjithmonë portieri është jashtë lojës nëse dikush tjetër e pengon atë.
Ai tha se përse kritikohet vetëm De Gea, e perse nuk kritikohet edhe portieri i Manchester Cityt, Joe Hart i cili pranoi tre gola.
“Është interesante, nuk ka kritika për Joe Hart,” tha Ferguson. “Është pikërisht situata e të njëjtit lloj, mirëpo ai është portieri i përgjakshëm i kombëtares suaj”. (LajmeShqip.com)
Saturday, 13 August 2011 19:45 