Gianluigi Buffon ndjen se Antonio Cassano ka potencial për ta ndihmuar Italinë të fitojë Euro 2012.
Bufon mendon se lojtari i Milanit, i cili e mbajti shiritin e kapitenit ne ndeshjen kundër Spanjës, të mërkurën, në Bari, është mjaft i mirë për ta udhëhequr Italinë në Poloni dhe Ukrainë, vitin e ardhshëm.
“Cassano e di vlerën e ekipit në fushë dhe të fanelës së kombëtares”, tha Buffon për La Repubblica.
Italia do te takohet me Ishujt Faroe më 2 shtator, për fushatën kualifikuese për Euro 2012.
Djemtë e Cesare Prandellit i prijnë Grupit C, me pesë pikë para Sllovenisë dhe me një lojë në dorë. (LajmeShqip.com)
Saturday, 13 August 2011 08:01