Bayerni u habit të dielën e kaluar, kur pësoi humbje 1-0 nga Borussia Moenchengladbach, tani iu duhet një fitore në
ndeshjen kundër VFL Wolfsburg.
Bavarezët, po ashtu, duhet të përballen me FC Zurich në kualifikimet për Champions League, të mërkurën, në Mynih, para se të ndeshen me Hamburgun në ligën gjermane në fundjavën e ardhshme, dhe Ribery ka ndarë përgjegjësinë për t’i fituar të tri ndeshjet.
“Është shumë e rëndësishme për të fituar në Wolfsburg, por ne duam t’i fitojmë tri ndeshjet e radhës”, tha Ribery në një konferencë për shtyp, në Mynih.
Ribery erdhi në stol kundër Gladbachit, fundjavën e kaluar, pas pësimit të një dëmtimi në kyçin e këmbës, por thotë se është i gatshëm të përballet me VFL.
“Kam trajnuar mirë”, tha ai. “Unë isha lënduar për një javë, por tani jam i përgatitur mirë për sezonin që e kemi para nesh. Unë mund të luajë dhe të jap 100 për qindshin. Është e mirë për mua që të marr ritmin dhe besimin”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Friday, 12 August 2011 15:38