Sipas DS, argjentinasi Carlos Tevez mund t’i bashkëngjitet skuadrës italiane të Interit, gjithmonë në qoftë se zyrtarët e Manchester Cityt pranojnë ta japin atë si huazim.
Siç ka bërë të ditur pak ditë më parë portali Lajmeshqip.com, Carlos Tevez është rikthyer në stërvitje tek Manchester City, mirëpo ardhmëria e tij është ende në dyshim dhe ai brenda javës tjetër mund t’i bashkohet Interit.
Trajneri i Cityt, Roberto Mancini, deklaroi: “Nuk e di, mund të ndodh gjithçka, por nëse Carlos mbetet tek ne, do të isha shumë i lumtur.”
Sipas raporteve të fundit nga Anglia është shumë e vështirë që skuadra e Cityt të pranojë ta huazojë. Ajo kërkon hiq më pak se 40 milionë funte për lojtarin. (LajmeShqip.com).
Friday, 12 August 2011 10:58 