City njoftoi javën e kaluar se kishte nënshkruar me portierin rumun, i cili njëherit ishte edhe blerja e katërt në këtë merkato, mirëpo ai nuk kishte leje pune në Angli deri më dje, kur ajo i është dh
ënë dhe nënshkrimi i tij është bërë zyrtarisht.
Pantilimon ka luajtur dy herë kundër City-t me Timishoaran, në sezonin e kaluar, në Ligën e Evropës.
Ai arriti tek City si zëvendësues i gardianit, Joe Hart, në rast të ndonjë lëndimi, në një marrëveshje fillestare prej një viti huazim, me të drejt blerjeje.
Tarifa fillestare është në vlerë prej 300 mijë funtesh, ndërsa është rënë dakord që në fund të vitit të paguhet edhe 2.7 milionë funte, në rast se “pasanikët” dëshirojnë ta bëjnë blerjen e tij.
City, gjithashtu, e kanë mundësin për të mbajtur të huazuar edhe për një vit shtesë, me klauzolën e blerjes 3.4 milionë funte.
Timisoara ka kërkuar edhe Pantilimon për të zgjatur kontratën e tij me ta deri në qershor të vitit 2016, për të mbrojtur skuadrën e tyre në marrëveshje. (LajmeShqip.com)
Thursday, 11 August 2011 08:05