Atletico është në gjueti për një sulmues, si një zëvendësim për argjentinasin dhe ish sulmuesin e tyre, Sergio Aguero, dhe presidenti i skuadrës spanjolle e ka shfaqur Falcaon si objektiv të lartë.

Falcao e ka zgjatur kontratën me skuadrën portugeze, Porto, deri në qershor të vitit 2015, e më këtë klauzola e tij është rritur nga 30 në 45 milionë euro.
“Falcao është një lojtar i madh dhe ne jemi duke u përpjekur për të nënshkruar me një lojtar të madh,” tha Cerezo për Maisfutebol.
25-vjeçari kolumbian shënoi një rekord të ri golash (17) për një sezonë në garat evropiane, për të ndihmuar në Porto që të fitoje Evropa Ligën e sezonit të kaluar dhe për ta bërë personazhin e tij tre herë me të famshëm.
Ish-bosi i Portos, Andre Vila-Boas, dëshiron të sjellë lojtarin në Chelsea, por atë e dëshiron edhe dhe Real Madridi, që thuhet të ketë një parakontratë me sulmuesin. (LajmeShqip.com)
Friday, 12 August 2011 07:31