Wright-Phillips, është vetëm një nga tepricat në skuadrën e Roberto Mancinit. Ky i fundit ka pranuar se ai nuk do të jetë i rregullt në skuadrën e tij, kështu që ai nuk do të qëndrojë, gjithmonë nëse ai dëshiron
të largohet.
Sunderland, Wigan dhe Bolton janë të interesuar për shërbimet e lojtarit, mirëpo bëhet e ditur se Bolton është në “Pole Position” për shërbimet e këmbëshpejtit.
“Ai është dikush që ne dëshirojmë ta sjellim në klub, e nëse kjo është e mundur, atëherë koha do ta dëshmojë, nuk janë implikimet financiare të përfshira, lojtarët në Manchester City janë në kontratat që asnjë skuadër tjetër nuk mund t’i përballojë mirëpo kjo nuk është ndonjë problem i madh, sepse të gjithë i dinë kapacitetet tona.”
“Por ka pasur dialog midis kryetarit tonë dhe shefit ekzekutiv te City-t, Garry Cook, kjo është e gjitha në këtë moment, nuk ka asgjë konkrete.”
Gjithashtu SS zbuloi se Bolton kishte bërë një veprim për Tuncayn, i cili aktualisht aktivizohet në Wolfsburg, dhe një marrëveshje huazimi tani është afër. (LajmeShqip.com)
Thursday, 11 August 2011 22:10