Ishte thënë se Tottenham është i interesuar për firmën e tij, ndërkohë që rivalët e tyre në veri të Londrës, Arsenali, kanë menduar të nënshkruajnë me lojtarin nga Kosta Rika.
Ruiz thotë se nëse largohet nga Eredivisie, do të largohet vetëm për një ligë më të fortë, dhe destinacioni i tij i preferuar ësh
të Anglia. Ai tha: “Kam tre javë kohë për të menduar dhe për ta ndryshuar ligën për një ligë më të mirë, përndryshe unë do të qëndroj në Twente.”
“Ka një ekip që është duke treguar interes, por do të jetë agjenti im ai që më mban të informuar në lidhje me negociatat”, tha ai.
25-vjeçari, i cili u bashkua Twente nga klubi belg Gent, dy vjet më parë, besohet të ketë një klauzolë lirimi në vlerë prej 13.75 milionë funtesh.
Skuadra holandeze konfirmoi se edhe zyrtarisht janë kontaktuar nga londinezët e Tottenhamit. (LajmeShqip.com)
Thursday, 11 August 2011 21:54